Sporti

PSG ‘shënjestron’ Bernardo Silvan, Galtier: “Është lojtar interesant”

05/19/2023 17:32
nga:E K

Bernardo Silva ditët e fundit është shënjestruar nga Paris Saint-Germain. Gazeta L’Equipe e solli temën në kopertinën e edicionit të kësaj të marte, duke iu referuar Bernardo Silvës si “tundimi parizian”. Vihet në pah edhe dëshira për t’u larguar nga Manchester City dhe “interesi reciprok” mes lojtarit dhe PSG-së.

Trajnerit Christophe Galtier iu kërkua të komentojë thashethemet:

“Para së gjithash, ai është një lojtar i Mancheser City. Ai ishte një lojtar që e zbulova kur mbërriti në Monaco, i rekrutuar nga Luis Campos [tani këshilltar futbolli në PSG]. Ai është, sigurisht, një lojtar interesant, por e përsëris: ai është lojtar i Cityt”, tha Galtier, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri francez shmangu të fliste më shumë për merkaton. “Ne jemi të fokusuar në tre ndeshjet e fundit, veçanërisht në atë të radhës, me Auxerre. Për sa i përket ndërtimit të skuadrës dhe asaj që duhet të përmirësojmë, një punë e madhe po bëhet nga Luis Campos dhe nga presidenti. Ndërsa flas me ju, jam i fokusuar te Auxerre dhe dy ndeshjet e fundit”.

/GazetaBlic Sport/