Sporti

PSG rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, shkak Kylian Mbappe

08/20/2024 10:50
nga:Mergim Rreci

PSG mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve dhe të ndalohet për të transferuar futbollist në merkato.

Kylian Mbappe kërkon 55 milionë euro të papaguara nga PSG dhe kjo gjë mund ta dëmtojë skuadrën parisiene, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbappe e ka dërguar çështjen përpara komisionit ligjor të LFP dhe UEFA-s. Në rast sanksioni, PSG rrezikon të humbasë licencën e UEFA-s dhe rrjedhimisht vendin në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/