Sporti

PSG rivalizon Real Madridin për Kessie

11/15/2021 18:24
nga:E K

Franck Kessie tashmë ka vendosur të largohet nga Milani.

24-vjeçari ka refuzuar ofertat në drejtim të tij nga kubi italian dhe tashmë do të bëhet me skuadër të re, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid dhe PSG janë skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.

Diario AS, raporton se Real Madrid është duke monitoruar situatën dhe do synojnë një transferim të  24-vjeçarit në rast që nuk rinovon.

Sidoqoftë, në garë për Kessie, është edhe PSG që iu pëlqen të marrin agjent të lirë, ndërsa duan edhe t’i ‘hakmerren’ skuadrës spanjolle që ia morën Eduardo Camavingan verën që lamë pas.

/GazetaBlic Sport/