Sporti

PSG refuzon edhe ofertën e dytë të Realit për Mbappen

08/27/2021 20:54
nga:E K

Paris Saint Germain ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Real Madridit për Mbappen.

Real Madrid kishte ofruar 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh për shërbimet e yllit francez, Kylian Mbappe, përcjell GazetaBlic Sport.

“Le Parisien” raporton se edhe kjo ofertë nga skuadra spanjolle është refuzuar nga parisienët.

Tani Real Madrid po shpreson që me një ofertë të tretë të përmirësuar t’a bind gjigantin francez për ta liruar Mbappen.

/GazetaBlic Sport/