Sporti

PSG realizon fitoren e radhës për t’u shkëputur 10 pikë nga përcjellësi i dytë

11/06/2021 23:09
nga:E K

PSG ka arritur të regjistrojë fitoren e radhës në kampionatin francez pasi mposhti skuadrën e Bordeaux si mysafir, në duelin e xhiros së 13-të në Ligue 1.

Neymar hapi epërsinë për parisienët duke realizuar një gol të bukur në minutën e 26-të, gjersa pak para përfundimit të pjesës së parë, braziliani ishte sërish protagonist duke e dyfishuar epërsinë për skuadrën në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Kylian Mbappe pasi asistoi në dy golat e parë, herën e tretë arriti që të realizonte vet, duke shënuar një gol të lehtë pas një asisti të Wijnaldum i cili u ndodh përballë me portierin.

Vendasit arritën të zbusin epërsinë, fillimisht duke realizuar përmes Alberth Elis në minutën e 78-të, gjersa në minutat shtesë sulmuesi M’Baye Niang e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij, që njëherit ishte i fundit i kësaj përballje, për të mbyllur epilogun final në 3-2 për parisienët.

Me këtë fitore, PSG vazhdon pastër lidershipin në tabelë, tani duke i mbledhur 34 pikë pas 13 xhirove të para, me 11 fitore, një barazim e një humbje, për të qenë së paku 10 pikë pastër nga përcjellësi i dytë.