Sporti

PSG reagon: Trajneri gaboi, të shtunën do jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me PSG për këtë sezon!

06/01/2023 21:03
nga:Lorik J

“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint-Germain”, tha trajneri i klubit francez Christophe Galtier për argjentinasin në konferencën e sotme për shtyp.

Disa orë më vonë, përmes një deklarate për AFP, klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit: “Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”.

Kontrata e Leo Messit do të skadojë në fund të muajit, por shanset për një zgjatje aktualisht janë mjaft të ulëta.

/GazetaBlic Sport