Paris Saint-Germain prezantoi shpenzimet për edicionin 2021/2022, që rrjedhimisht janë shpenzimet më të larta të personelit në historinë e futbollit.
Parisienët shpenzuan 728 milionë euro, 45% më shumë se sezoni i kaluar, që përfaqëson 109% të të ardhurave. Nënshkrimet e Messit, Sergio Ramos, Hakimit dhe Donnarumma-s bënë që lista e pagave të ngrihej edhe më tej, e cila përfshinte tashmë pagat e Mbappe dhe Neymar, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG pati një humbje prej 369 milionë euro, duke grumbulluar 700 milionë euro në tre vjet, që përfshinte një gjobë nga UEFA me vlerë 65 milionë euro.



