Emmanuel Macron, presidenti i Francës, synon të ndërmjetësojë personalisht që Kylian Mbappe të rinovojë me Paris Saint-Germain.
Sipas “El Mundo“, presidenti francez është i vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror në ligën vendase, dhe synon që ta bindë, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbappe është në fund të kontratës së tij, ka refuzuar ofertat shumë milionëshe nga PSG për të rinovuar dhe është vënë në dukje dëshira e tij për t’u larguar.
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, shumë i afërt me pronarin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, thuhet të ketë ndërmjetësuar gjithashtu për rinovimin e kontratës me sulmuesin 23 vjeçar.
/GazetaBlic Sport.


