Sporti

PSG përcakohet për përforcimin e parë për merkaton e janarit

12/15/2023 14:20
nga:Mergim Rreci

“Përgatituni për një PSG shumë të fortë në muajin shkurt”, u shpreh Luis Enrique pas kualifikimit të kampionëve të Francës në raundin e 1/8-ve në Champions League.

PSG siguroi vendin e dytë në grup pas Borussia Dortmund, teksa të hënën do të mësojë kundërshtarin në takimet me eliminim direkt.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën. Luis Enrique pret një mesfushor dhe i përzgjedhuri është Casemiro.

31-vjeçari luan me Manchester United prej verës së vitit të kaluar, kur la Realin e Madridit dhe u transferua në “Old Trafford” për 70 mln euro.

Braziliani qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi prej datës 13 tetor. Destinacioni Paris është shumë i pëlqyer nga pesë herë fituesi i Champions League.

Dhe tani u takon drejtuesve të PSG-së të përgatitin ofertën e duhur për ta siguruar “luftëtarin” e mesfushës që në merkaton dimërore.