Sporti

PSG ofron shkëmbimin e lojtarëve, Dembele – Icardi

01/30/2022 22:29
nga:E K

Barcelona është në kontakte me PSG për të shitur Ousmane Dembele.

Siç raporton, Fabrizio Romano, klubet janë në kontakte, por ende nuk kanë gjetur marrëveshjen, shkruan GazetaBlic Sport.

Së fundmi raportohet se PSG ka ofruar shkëmbim të lojtarëve mes Dembele dhe Icardi.

Barcelona nuk duket e interesuar për shkëmbime dhe dëshirojnë vetëm shitjen e lojtarit francez.

/GazetaBlic Sport/