Sporti

PSG njofton për mungesën e madhe të Verattit, Mbappe preket poashtu nga një infeksion

10/26/2021 17:51
nga:Lorik J

PSG ka ardhur me lajme të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të futbollistëve.

Klubi njoftoi se Veratti do të mungojë rreth një muaj, por poashtu tregoi se Mbappe ka pësuar një infeksion ORL dhe se ai do të testohet në këtë aspekt përsëri pas 48 orësh, transmeton GazetaBlic Sport.

PSG thotë se programi i rikuperimit të Sergio Ramos, i koordinuar nga stafi mjekësor, po ecën shumë mirë. Rifillimi me grupin mund të konsiderohet gjatë javës së ardhshme.