Paris Saint-Germain ka nisur këtë të mërkurë fazën konkrete të negociatave me Julian Nagelsmann për të punësuar ish-trajnerin e Bayern Munichut, siç ka bërë të ditur gazeta franceze L’Equipe, megjithatë rezultati duket larg mbylljes së shpejtë, sipas burimeve nga. klubi parizian.
Janë planifikuar disa takime në 48 orët e fundit për të tentuar ardhjen e Nagelsmann. Të mërkurën, shefi ekzekutiv i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi gjithashtu u takua me palët e interesuara, përcjell GazetaBlic Sport.
Në Paris, nuk fshihet se ish-trajneri i Bayern Munichut është prioriteti për të pasuar Christophe Galtier, por burimet e klubit sigurojnë se duan të sigurohen që Nagelsmann të mos jetë i vetmi opsion në tavolinë.
Al-Khelaifi pritet në Stamboll nesër, të enjten, në cilësinë e presidentit të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) dhe pritet të qëndrojë në metropolin turk deri në finalen e Champions League ndërmjet Inter Milan dhe Manchester City të shtunën.
/GazetaBlic Sport/


