Paris Saint Germain duket se është e gatshme ta lë të lirë francezin, Kylian Mbappe.
Mbappe ka refuzuar për një kohë të gjatë zgjatjen e kontratës me parisienët me të cilët ka marrëveshje bashkëpunimi vetëm deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
PSG deri tani kishte refuzuar çdo ofertë negociatash nga Real Madrid për Mbappen, por duket se klubi francez nuk dëshiron të rrezikojë që ta humb yllin e tyre duke mos përfituar të holla.
Mediumi francez, “RMC Sport”, raporton se PSG është duke negociuar me një lojtar tjetër që shihet si zëvendësuesi i Mbappes, para se ta pranojnë ofertën e Realit për francezin.
Megjithatë, Real Madrid duhet të bëj një ofertë të përmirësuar që do ta arrinte shumën e 200 milionë eurove për lojtarin e PSG, raportohet se Real Madrid do të ofrojë 170 milionë plus 30 milionë të tjera në formë bonusesh.
? BREAKING: Paris are currently negotiating with another player before making a final decision on Kylian Mbappé. @RMCsport
— Infinite Madrid (@InfiniteMadrid) August 30, 2021
? La deuxième proposition du Real pour Mbappé (170 M€ +10M€ bonus) n’a pas été officiellement refusée par le PSG. Mais c’est tout comme.
Le Real devra formuler une troisième offre s'il souhaite faire signer Mbappé d’ici la fin du mercato. Chose qui n'a pas encore été faite.
— RMC Sport (@RMCsport) August 30, 2021
/GazetaBlic Sport/


