Sporti

PSG në kërkim të Marcus Rashford

08/11/2022 19:13
nga:E K

PSG po kërkon përforcimin e fazës sulmuese.

Galtier tashmë ka konfirmuar se nuk llogaritë në shërbimet e Mauro Icardit, kurse skuadra franceze ka nisur kërkimin për një sulmues të ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “L’Equipe“, kampionët e Francës po kërkojnë shërbimet e Marcus Rashford.

Rashford ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023, por një ofertë e majme mund t’i bind drejtuesit e skuadrës angleze ta lënë të lirë sulmuesin që të largohet nga “Old Trafford”.

/GazetaBlic Sport/