Sporti

PSG motivon yjet me bonus milionësh për triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve

05/30/2026 12:32
nga:Mergim Rreci

Futbollistët e Paris Saint-Germain nuk do të luajnë vetëm për trofeun më prestigjioz në futbollin evropian, por edhe për një bonus financiar marramendës në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenal.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, çdo lojtar i PSG-së do të përfitojë rreth 1 milion euro bonus në rast se skuadra franceze arrin të fitojë trofeun, transmeton GazetaBlic Sport.

Mësohet se struktura e bonuseve është negociuar që në fillim të sezonit mes drejtuesve të klubit dhe disa prej liderëve të ekipit, përfshirë Marquinhos, Achraf Hakimi, Ousmane Dembélé dhe Vitinha.

Në PSG, shpërblimet më të mëdha lidhen kryesisht me fitimin e trofeve, ndërsa bonuset për fazat paraprake të kompeticionit konsiderohen simbolike.

Për këtë arsye, finalja ndaj Arsenalit paraqet jo vetëm një mundësi historike për lavdi evropiane, por edhe një shpërblim të jashtëzakonshëm financiar për futbollistët parisienë

/GazetaBlic Sport/