Në kohën kur spekulimet për transferimin e Kylian Mbappe te Real Madridi po rriten, skuadra e PSG ka dhënë një mesazh të qartë.
Paris Saint Germain kanë pranuar se ata duhet të respektojnë pozicionin e Kylian Mbappe rreth së ardhmes së tij, dhe se ata janë akoma duke punuar për t’i bërë një ofertë që mund ta mbajë në Paris.
Së fundmi, një mesazh lidhur me lojtarin ka dhënë edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo, duke thënë se situata është e komplikuar dhe se skuadra dëshiron qëndrimin e sulmuesit.
“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, ai do të qëndrojë, sepse është dëshira jonë. Është situatë e komplikuar sepse ne do të donim që ai të qëndrojë përgjithmonë këtu dhe ne duhet të respektojmë pozicionin e tij. Mendoj se kemi shanse të mira për të rinovuar kontratën”, ka thënë Leonardo.
“Mbappe është më i miri në botë. Njerëzit do të mendojnë se them këtë për të rinovuar kontratën, por jo”, shtoi drejtori sportiv.
Mbappe lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid që nga koha e merkatos së verës. Disa zëra thonë se marrëveshja mes tij dhe madrilenëve mund të arrihet qysh në janar, për t’u kompletuar më pas në qershor.


