Liga e Kampionëve rikthehet sonte në xhiron e dytë.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.
PSG – Manchester City dhe AC Milan – Atletico Madrid janë dy ndeshjet kryesore të së martës.
Ndeshja në mes PSG dhe Manchester City pritet të ofrojë një spektakël të madh në fushë, me dy skuadrat që kanë futbollistët më të mirë në radhët e tyre.
Leo Messit pritej të jetë nga minuta e parë në këtë takim, por tashmë mediat e ndryshme fanceze raportojnë se ai do të aktivizohet vetëm për disa minuta në këtë ndeshje për shkak se sapo është rikthyer nga një lëndim i lehtë në gju.
Këto janë formacionet e mundshme të këtij takimi.
Formacioni i mundshëm i PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Herrera; Draxler, Mbappe, Neymar
Formacioni i mundshëm i Man City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; B. Silva, Fernandinho, De Bruyne; Mahrez, Torres, Grealish
/GazetaBlic Sport/


