Sporti

PSG konifrmon një tjetër largim

01/14/2022 13:48
nga:Mergim Rreci

Gjashtë muaj para përfundimit të kontratës me PSG-në, mesfushori Bandiougou Fadiga, 20 vjeç, ka nënshkruar kontratë me Olympiakosin grek deri në vitin 2026.

Francezi Fadiga, gjithashtu me kombësi senegaleze, mbërriti në PSG në moshën 12-vjeçare, në shtator 2020 u thirr në ekipin e parë nga Thomas Tuchel, më pas u huazua në Brest dhe këtë sezon u kthye në bazë, por ai nuk kishte vend për aktivizim nën urdhërat e trajnerit, Mauricio Pochettino, përcjell GazetaBlic Sport.

Shuma e transferimit nuk u bë e ditur, por PSG do të marrë një përqindje në një shitje të ardhshme të lojtarit..