Sporti

PSG kërkon transferimin e madh të Erling Haaland, këto janë detajet

10/01/2021 19:48
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin evropian dhe Paris Saint-Germain thuhet se është i interesuar për shërbimet e tij.

Drejtori sportiv i PSG -së, Leonardo, mban një marrëdhënie të mirë me agjentin e Haaland, Mino Raiola, por Borussia Dortmund nuk dëshironte fare të bisedonte për këtë gjë verën që shkoi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Raiola i ka vendosur kërkesat e Haaland për rrogë në 50 milionë euro në vit dhe e bëri të qartë se tarifa e tij e transferimit është më e ulët se vlera e tregut e raportuar prej përafërsisht 120 euro.

Sipas burimeve, klauzola e lirimit të 21-vjeçarit është vendosur nga 70 deri në 90 milionë euro, por mbetet e paqartë se sa do të kushtonte transferimi i tij për blersit e mundshëm.

Kjo gjë tashmë e ka kthyer interesimin e madh të skuadrës franceze për të dhe besohet se shitja eventuale e Mbappe tek Real Madrid, do ta mundësonte transferimin e menjëhershëm të tij.

Raiola tashmë negocioi kalimin e Gianluigi Donnarumma në PSG në verë, pasi portieri italian nuk e rinovoi kontratën e tij me Juventusin dhe iu bashkua skuadrës së Ligue 1 në një transferim falas.

/GazetaBlic Sport/