Sporti

PSG kërkon të rinovojë kontratën e Ousmane Dembele

08/26/2026 18:15
nga:Mergim Rreci

PSG dëshiron të zgjasë kontratën e Ousmane Dembele me një ose dy vite, duke e mbajtur yllin francez në Paris deri në vitin 2029 ose 2030.

Bisedimet me përfaqësuesit e tij kanë vijuar prej muajsh, por në klub nuk ka shqetësim të madh, pasi si Dembele, ashtu edhe PSG duan të vazhdojnë bashkëpunimin.

Negociatat pritet të rifillojnë pas mbylljes së merkatos, me PSG-në që synon të sigurojë të ardhmen e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

/GazetaBlic Sport/