Sporti

PSG kërkon me ngulm Zinedine Zidane – francezi pritet të jetë pasardhësi i Pochettinos

06/11/2022 12:27
nga:E K

PSG po kërkon trajner të ri për sezonin 2022/23.

Mauricio Pochettino nuk e ka të sigurtë vendin e tij të punës, pasi drejtuesit e skuadrës franceze po kërkojnë pasardhësin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Francezi ishte i lidhur edhe më parë me PSG, por zërat në Francë janë shtuar se ish trajneri i Realit mund të nisë punën e re te parisienët.

Kujtojmë se ditë më parë edhe presidenti francez, Macron deklaroi se do të dëshironte ta shihte Zidane si trajner në Ligue 1.

/GazetaBlic Sport/