Paris Saint Germain janë vendosur pas qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe po shihet si opsion ideal për mbrojtjen e ekipit parisien.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, PSG janë vendosur pas sllovakut.
Ende nuk është bërë ndonjë ofertë nga drejtuesit e klubit, por ata e shohin Skriniar si prioritet për repartin e mbrojtjes.
Bisedimet në mes dy klubeve priten të ndodhin javën e ardhshme.


