Sporti

PSG-ja zyrtarizon Ramosin, por më pas postimi është fshirë nga faqja

07/07/2021 20:52
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos ka nënshkruar ditën e sotme kontratën e tij me PSG.

Por në rrjetet sociale të klubit ka ndodhur diçka që i ka habitur të gjithë. Vetë faqja e klubit ka publikuar njoftimin zyrtar të afrimit të Sergio Ramos duke zbuluar dhe numrin që do të mbajë në fanellë, por më pas postimi është fshirë.

Nuk dihet se çfarë i ka shtyrë drejtuesit të ndërmarrin këtë veprim, por në rrjetet sociale është bërë menjëherë virale.

Ndërkohë Ramos do të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me nënkampionët e Francës, të cilët zyrtarizojnë afrimin e tretë në pak ditë pas Uajnaldum dhe Hakimit.