Sporti

PSG-ja i tregon “derën” Verratti-t, e lë jashtë ndeshjes ndaj Toulouse

08/19/2023 08:32
nga:E K

E ardhmja e Marco Verratti-t duket gjithmonë e më larg Paris Saint-Germain.

Mediet italiane raportojnë se Nasser Al-Khelaifi ia ka bërë të qartë lojtarit që nuk është më në planet e parisienëve, ndërsa e ka nxjerrë në shitje mesfushorin.

PSG-ja e ka bërë më të qartë qëndrimin ndaj Verratti-t duke e përjashtuar nga ndeshja kundër Toulouse, që zhvillohet këtë të shtunë.

Ndërkohë në listë e ndeshjes janë afrimi i ri, Ousmane Dembele, si dhe Kylian Mbappe, i cili u rikthye në skuadër pak ditë më parë.