Sporti

PSG-ja i ofron kontratë marramendëse Mbappes, në vlerë një miliard euro

07/21/2023 10:40
nga:N M

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë marramendëse për Kylian Mbappen me vlerë 1 miliard euro.

Defensa Central raporton se PSG i ka bërë një ofertë të pabesueshme Mbappes, me një kontratë 10-vjeçare në tryezë me vlerë 1 miliard euro.

Kjo do ta lidhte Mbappen me klubin deri në moshën 34-vjeçare dhe para së gjithash do të funksiononte si një marrëveshje e përjetshme.

Do të ishte gjithashtu kontrata sportive më fitimprurëse në histori.

Mbappe, megjithatë, raportohet se i ka thënë PSG-së se ai nuk është i motivuar nga paratë dhe ëndërron të luajë për Real Madridin, ku mund të fitojë çdo trofe të mundshëm.

Sulmuesi francez tashmë i ka thënë klubit se nuk ka ndërmend të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe planifikon të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

PSG i ka dhënë ultimatum Mbappes deri në fund të këtij muaji, se ai ose duhet të nënshkruajë një marrëveshje të re ose do të shitet këtë verë.