Sporti

PSG i ofron Nico Williams pagë dy herë më shumë se Barça!

07/25/2024 23:49
nga:Lorik J

Transferimi i Nico Williams është prioriteti i madh i Barcelonës në këtë afat kalimtar dhe presidenti Joan Laporta e bëri të qartë kur Hansi Flick u prezantua se katalanasit janë në gjendje ta nënshkruajnë atë.

Barça beson se Nico Williams do ta pranojë ofertën dhe beson se ata kanë paraqitur një ofertë mjaft të mirë për të transferuar anësorin, por Blaugranët nuk janë të vetëm në garën për nënshkrimin e tij.

Interesimi i fortë i Paris Saint-Germain për Nico Williams u shfaq pak ditë më parë dhe Catalunya Ràdio pretendon se parisienët janë gati t’i ofrojnë Williams dyfishin e pagës që i ka ofruar Barça.

/GazetaBlic Sport