Sporti

PSG i jep pushim Ousmane Dembeles

08/25/2026 22:13
nga:Mergim Rreci

Ousmane Dembele nuk do të jetë në dispozicion për Paris Saint-Germain në ndeshjen ndaj Lille të premten mbrëma.

PSG ka njoftuar zyrtarisht se, në marrëveshje me trajnerin dhe drejtuesit sportivë, Dembeles do t’i jepet një periudhë pushimi gjatë ditëve në vijim.

Sulmuesi francez do të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës të hënën.

Klubi nuk ka bërë të ditur për ndonjë dëmtim të Dembeles, duke sqaruar se vendimi është marrë për t’i dhënë lojtarit kohë për pushim dhe rikuperim.

Kështu, PSG do të përballet me Lille pa një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

/GazetaBlic Sport/