Sporti

PSG hidhet në sulm për transferimin e Koulibaly

08/14/2021 18:49
nga:E K

Gjiganti francez ka shprehur interesim për Kalidou Koulibaly.

PSG duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ekipi francez po mendon seriozisht për transferimin e Koulibaly.

Parisienët’ po konsiderojnë këtë lëvizje pasi Sergio Ramos është lënduar dhe pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

Kjo ka shtyerë klubin të kërkoj edhe një tjetër qendër-mbrojtës, dhe i kanë vënë syrin atij të Napolit.

Çmimi i Koulibaly në market llogaritet të jetë rreth 50 milionë euro.