Paris Saint-Germain ka arritur të mposht Strasbourgin.
PSG ka mposhtur Strasbourgun 3-2 në kuadër të xhiros së dytë në Ligue 1.
Ndeshja nisi shumë më mirë për vendasit që kaluan në epërsi në minutën e 3’ me golin e Mauro Icardit.
Parisi vazhdoi me lojë më të mirë dhe golin e dytë e gjetën në minutën e 24’ përmes Kylian Mbappe.
Ndërsa goli i tretë u shënua nga Julian Draxler në min e 27’ për rezultatin e pjesës së parë 3-0.
Kur u mendua se ‘Parisienët’ do të vazhojnë me gola të tjerë ndodhi krejt e kundërta në pjesën e dytë.
Fillimisht Kevin Gameiro ngushtoi rezultatin me golin e tij në minutën e 53’ për 3-1.
Ndërsa në minutën e 64’ Lucas Ajorque shënoi për 3-2, duke bërë kështu që mysafirët të shpresojnë në barazim.
Megjithatë në minutën e 84’ ishte Pablo Sarabia ai që shënoi për rezultatin përfundimtarë 4-2.
PSG ka dy fitore në dy ndeshjet e parë të sezonit 2021/22 ndërsa Strasbourg ka dy humbje


