Sporti

PSG fiton me përmbysje ndaj Lille, Di Maria heroi i ndeshjes

10/29/2021 22:54
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes PSG’së dhe Lille.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Pochettinos mori fitoren në minutat e fundit.

David shënoi për epërsinë e skuadrës mysafire në pjesën e parë, kurse Marquinhos barazoi shifrat në pjesën e dytë.

Kur u mendua që ndeshja do të përfundojë me rezultat të barabartë, në skenë doli Angel Di Maria që i siguroi fitoren e madhe skuadrës së tij.

Leo Messi luajti vetëm 45 minuta në këtë takim, me sulmuesin argjentinas që u detyrua të largohej pas pjesës së parë në saje të një lëndimi.

Skuadra e PSG’së vazhdon të jetë e para me 31 pikë të arkëtuara, kurse Lille është në pozitën e 11-të me 15 pikë.

/GazetaBlic Sport/