Sporti

PSG fajëson mjekët e kombëtares franceze për lëndimet e Dembele dhe Doue

09/07/2025 11:46
nga:Lorik J

PSG- ja fajësoi ekipin mjekësor të kombëtares franceze për lëndimet e Ousmane Dembele dhe Desire Doue. Të dy pësuan lëndime në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Ukrainës, me klubin që theksoi se kishte paralajmëruar për gjendjen e lojtarëve. Si rezultat, ata do të mungojnë për katër dhe gjashë javë.

Kampionët e Francës dhe të Ligës së Kampionëve thonë se mjekët e ekipit të Didier Deschamps ishin të informuar për gjendjen e Dembele dhe Doue, por i lejuan ata të luanin pavarësisht kësaj.

“Pas konfirmimit të lëndimeve të lojtarëve të thirrur në ekipin kombëtar francez – Ousmane Dembele dhe Desire Doue, të cilat kanë pasoja të rënda sportive për lojtarët dhe klubin, Paris Saint-Germain i dërgoi një letër Federatës Franceze të Futbollit. Në të, klubi këmbëngul në futjen urgjente të një protokolli të ri koordinimi mjekësor-sportiv, më transparent dhe bashkëpunues midis klubeve dhe ekipit kombëtar, i cili e bën shëndetin e lojtarëve dhe mbështetjen e tyre mjekësore një përparësi absolute. Paris Saint-Germain, i cili monitoron shëndetin e lojtarëve të tij gjatë gjithë vitit dhe ka informacion të saktë dhe të detajuar, i dha federatës të dhëna konkrete mjekësore edhe para fillimit të kampit stërvitor të ekipit kombëtar francez. Këto të dhëna i referoheshin ngarkesës së tolerueshme të punës dhe rreziqeve të lëndimeve për lojtarët e tij. Klubi shpreh keqardhje që këto rekomandime mjekësore nuk u morën në konsideratë nga ekipi mjekësor i ekipit kombëtar dhe se kishte një mungesë të plotë komunikimi dhe konsultimi me ekipet e tij mjekësore”, pretendon klubi.

/GazetaBlic Sport