Sporti

PSG e rikthen në ekip super talentin, Xavi Simons

07/16/2023 10:35
nga:Lorik J

Talenti i madh holandez Xavi Simons po kthehet në Paris Saint-Germain, raporton Fabrizio Romano.

Simons ka qenë në PSG që nga viti 2019, kur erdhi nga Barcelona, por vitin e kaluar parisienët e dërguan në PSV. Atje, sulmuesi i ri shënoi 22 gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje sezonin e kaluar, kështu që PSG vendosi të përfitojë nga opsioni për ta kthyer atë për vetëm gjashtë milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Romano shton se Simons do të mbetet në skuadrën e Parisit nëse Neymar ose Kylian Mbappe largohen nga klubi dhe nëse të dy qëndrojnë, Simons do të huazohet në një klub tjetër.

/GazetaBlic Sport