Sporti

PSG e pyet Mbappen sa dëshiron – i dërgojnë një zarf të bardhë për të shkruar shumën

04/22/2022 16:47
nga:E K

PSG nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ende nuk ka rinovuar kontratën pavarësisht se PSG është treguar bujare në secilën nga ofertat që ka dërguar në drejtim të tij deri më tani, shkruan GazetaBlic Sport.

Për të bindur Mbappen që të qëndrojë në klub, skuadra parisiene i ka dërguar atij një zarf për të shkruar shumën që kërkon si pagë, raporton Marca.

Ylli francez prej kohësh është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid në Santiago Bernabeu.

/GazetaBlic Sport/