Sporti

PSG e pret ferri në shortin e Champions League, kundërshtarët e mundshëm janë secili më i fortë se tjetri!

12/13/2023 23:26
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së do të luajë në Champions League në fazën e eliminimit, pasi ka siguaruar kalimin tutje nga vendi i dytë në grup.

Barazimi i sotëm ndaj Dortmundit dhe humbja e Newcastle ia mundësoi kalimin tutje parisienëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, në fazën e eliminimit, PSG e pret ‘ferri’, pasi pritet të ketë kundërshtarë tejet të fortë.

Ja kundërshtarët e mundshëm të PSG’së tutje:

Bayern Munich
Arsenal
Real Madrid
Real Sociedad
Atlético de Madrid
Manchester City
FC Barcelona

/GazetaBlic Sport