Sporti

PSG e ka seriozisht, avancojnë bisedimet për transferimin e Osimhen

07/17/2024 11:35
nga:L J

PSG po përparon në negociatat me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhena, raporton Fabrizio Romano.

Osimhen dëshiron të luajë për kampionët e Francës dhe të zërë vendin e Kylian Mbappe, i cili u transferua te Real Madrid pas skadimit të kontratës.

PSG tani duhet të pajtohet me Napolin. Sipas Transfermarkt, sulmuesi nigerian kap vlerën e 100 milionë eurove.

Ai mbërriti në Napoli në vitin 2020 nga Lille për 77 milionë euro. Në katër vite ai bëri 133 paraqitje, 76 gola dhe 18 asistime dhe fitoi kampionatin italian në vitin 2023. Kontrata e tij vlen edhe për dy vite të tjera. Në rast se Osimhen largohet, Napoli do të tentojë Romelu Lukakun.

/GazetaBlic Sport