Sporti

PSG do të jetë pa dy yjet kryesore të skuadrës ndaj Clermontit

09/10/2021 20:47
nga:E K

PSG nesër përballet me Clermont në kuadër të Ligue 1.

Skuadra e Pochettinos do të luajë këtë ndeshje pa yje si Neymar, Di Maria, Messi dhe Paredes, shkruan GazetaBlic Sport.

Pochettino konfirmoi se këta lojtarë nuk do të përfshihen në ndeshjen e nesërme.

“Paredes, Di María, Neymar dhe Leo Messi nuk do të përfshihen nesër”, konfirmoi argjentinasi.

“Ata luajtën deri në tre këtë mëngjes në një ndeshje ndërkombëtare. Gjithmonë mbani mend se ne jemi PSG, ne gjithmonë do të luajmë me njëmbëdhjetën më të mirë të mundshme”, tha Pochettino.

Ndeshja mes PSG dhe Clermont do luhet nesër me fillim nga ora 17:00.

/GazetaBlic Sport/