Sporti

PSG dhe Nasser Al-Khelaifi po hetohen nga Prokuroria Publike e Parisit

02/08/2023 07:58
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain dhe Nasser Al-Khelaifi, po hetohen nga Prokuroria Publike e Parisit, pasi organizata mori një ankesë nga një ish-këshilltar i dyshuar personal i klubit.

L’ Equipe , që përcjell informacionin, thotë se personi në fjalë pretendon se ka punuar për presidentin dhe gjithashtu për klubin francez, duke akuzuar Al-Khelaifi se nuk ka paguar shumën e plotë që i takonte, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas të njëjtit burim, dokumentacioni vërteton se shpërblimi ka qenë sporadik dhe i parregullt dhe nëpërmjet një akademie tenisi, me seli në Doha të Katarit, me të cilën punëtori nuk ka pasur asnjëherë lidhje.

Kontrata në fjalë, e nënshkruar në vitin 2015, i referohej një pozicioni të pretenduar mësuesi tenisi, pa asnjë lidhje me shërbimet e ofruara për institucionin parizian.