Sporti

PSG dhe Marseille përballen sonte në finalen e Superkupës

01/08/2026 14:48
nga:Mergim Rreci

Temperaturat janë edhe më të nxehta në Kuvajt! Rivalet e përjeshtme të futbollit francez, OM dhe PSG do të sfidojnë sot njëra-tjetrën në Lindjen e Mesme ku edhe do të vendoset trofeu i parë i vitin 2026.

“Le Classique” do të luhet në “Jaber Al-Ahmad International Stadium” të Kuvajt Sitit mes dy skuadrave më të mira të Ligue 1 të sezonit të kaluar.

PSG e Luis Enrique ka një shans të artë për të nisur vitin e ri kalendarik me një tjetër trofe ndërsa Marseja e De Zerbi-t është në kërkim të një titulli, i cili mungon prej 13 vitesh.

Ndeshja e Superkupës fillon sonte në ora 19:00.