Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.
PSG e ka përfunduar fazën e grupeve me një fitore të thellë ndaj Brugge, shkruan GazetaBlic Sport.
Parisienët triumfuan me rezultat 4 me 1, me Mbappe dhe Messin që shënuan nga një dy golësh.
Në anën tjetër, Manchester City është mposhtur nga Leipzig në Gjermani.
Gjermanët triumfuan me rezultat 2 me 1 dhe siguruan kalimin tutje në Europa League.
Manchester City dhe PSG veçse e kishin siguruar më parë kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


