Sporti

PSG dëshiron me çdo kusht transferimin e Bernardo Silvës në merkaton e verës

03/22/2023 11:46
nga:Mergim Rreci

Transferimi i Bernardo Silvës është në krye të listës së prioriteteve për Luis Campos, këshilltar sportiv në Paris Saint-Germain, për sezonin e ardhshëm, sipas gazetës online Relevo.

PSG ka rikthyer interesimin për portugezin pasi verën e kaluar kishte paraqitur një propozim prej 70 milionë eurosh. Manchester City u përgjigj se do të ishte në dispozicion vetëm për të negociuar për 90 milionë, përcjell GazetaBlic Sport.

Bernardo Silva, 28 vjeç, ka një kontratë me Manchester Cityn e vlefshme deri në qershor 2025, por ai tashmë ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar dhe mundësia e takimit me Kylian Mbappe, ish-shoku i skuadrës në Monaco, sipas atij burimi, është një mundësi që e bën të lumtur atë.

/GazetaBlic Sport/