Sporti

PSG bindshëm ndaj Brugge pas pjesës së parë, Manchester City në disavantazh ndaj Leipzig

12/07/2021 19:33
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve që po zhvillohen momentalisht.

PSG është në avantazh të thellë prej 3 me 0 ndaj Brugge, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbappe shënoi dy gola, kurse Messi shënoi një gol spektakolar në fund të pjesës së parë.

Në sfidën tjetër, Manchester City është në disavantazh nga Leipzig. Gjermanët e kanë avantazhin e një goli, 1 me 0.

Dominik Szoboszlai shënoi golin e vetëm pas 45 minutave të parë.

/GazetaBlic Sport/