UEFA konfirmoi sot emrin e gjyqtarit që do ta gjykojë ndeshjen e kthimit midis PSG dhe Bayern.
Gjyqtari italian, Daniele Orsato do të referojë këtë sfidë mjaft interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
Orsato kishte referuar edhe finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua pikërisht mes këtyre dy skuadrave.
Këtë sezon, italiani tashmë ka gjykuar klubin francez gjatë fitores së PSG në Old Trafford (1-3) gjatë fazës së grupeve.
Ndeshja mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munich do të zhvillohet të martën nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


