Sporti

PSG – Aston Villa, formacionet zyrtare

08/12/2026 19:58
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain dhe Aston Villa përballen sonte në orën 21:00 në finalen e Superkupës së UEFA-s, në një duel që hap zyrtarisht sezonin e ri europian.

Përballë do të jenë kampionët e Champions League, PSG, dhe fituesit e Europa League, Aston Villa.

Sfida do të zhvillohet në Red Bull Arena të Salzburgut, ndërsa të dyja skuadrat synojnë trofeun prestigjioz.

PSG vjen si kampion në fuqi i Superkupës, ndërsa Aston Villa kërkon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj europian.

Ja formacionet zyrtare:

PSG XI: Safonov; Nuno Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Joao Neves, Vitinha, Zaire-Emery; Doué, Akliouche, Kvaratskhelia

ASTON VILLA XI: Bizot; Maatsen, Pau Torres, Lindelöf, Cash; Joao Gomes, Kamara; Madjo, Buendía, McGinn; Hemmings.

/GazetaBlic Sport/