Sporti

PSG – Arsenal, penalltitë do të vendosin për skuadrën kampione të Evropës

05/30/2026 20:44
nga:Mergim Rreci

Drama në finalen e UEFA Champions League vazhdon.

Pas 120 minutave lojë në Puskas Arena, Arsenal dhe Paris Saint-Germain nuk kanë arritur të gjejnë golin vendimtar, duke bërë që fituesi i trofeut të përcaktohet nga seria e penalltive.

As koha e rregullt dhe as vazhdimet nuk prodhuan një fitues, në një finale të luftuar fort ku të dyja skuadrat dhanë maksimumin në kërkim të lavdisë evropiane.

Tashmë gjithçka do të vendoset nga pika e bardhë, aty ku do të mësohet edhe skuadra kampione e Evropës.

/Gazetablic Sport/