Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i kërkojë parlamentit këtë javë që të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili ka qenë ministër i mbrojtjes që nga fillimi i luftës.
Largimi i tij dhe zëvendësimi me Rustem Umerov, përfaqëson një tronditje të madhe të departamentit, por pse ka ndodhur tani, në mes të kundërofensive të Ukrainës?
Reznikov ka ndihmuar në sigurimin e miliarda dollarëve të ndihmës ushtarake perëndimore për të ndihmuar përpjekjet e luftës, shkruan Sky News.
Por, megjithëse ai ka mohuar çdo akuzë për keqpërdorim të pozitës.
Ministri është ndjekur nga akuzat për korrupsion që rrethojnë ministrinë e udhëhequr deri më tani nga ai.


