Lajme

Pse VV-ja s’e votoi Çitakun? Bahtiri: Ne dakordohemi që të votojmë

09/11/2026 15:58
nga:L J

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka shpresuar që sot të përfundojë konstituimi i Kuvendit me zgjedhjen e nënkryetarëve.

Bahtiri u pyet për mosvotimin e Vlora Çitakut si nënkryetare nga radhët e PDK-së.

“Unë kisha dëshiruar që të kryhet sot konstituimi i Kuvendit. Për votimin, ne dakordohemi që të votojmë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Ardian Gola nga Vetëvendosje mori 101 vota për nënkryetar të Kuvendit