Marrëdhënia mes aktorëve, Naser Rafuna dhe Gresa pallaska është stërkomentuar ditëve të fundit.
Kjo për arsyen se Gresa nuk është më pjesë e kastit të serialit “Çka ka shpija”.
E Rafuna, i ftuar në ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova ka komentuar largimin e Pallaskës nga seriali ‘Çka ka shpija’ pas më shumë se një dekade.
“Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua. Çështje personale mes kolegëve. Vendim i saj”, është shprehur ai.
I pyetur nëse ka gjasa të rikthehet, Rafuna ka deklaruar se nuk e di dhe “nuk po merret me atë punë”.