Pasi Atletico Madrid apeloi për shortin me Bayernin, shorti i parë i Championsit u anulua.
Gjithçka ndodhi shkaku i një “topi” që nuk duhej të ishte aty, në një vazë të gabuar, përcjell GazetaBlic Sport.
TOPI I GABUAR- Giorgio Marchetti (Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s) nxjerr topin e Villarrealit nga vazo. Por klubi spanjoll, i dyti në grupin F, duhej të luante vetëm kundër fituesve të grupit. Dhe këtu është e paplanifikuara. Mes rivalëve të mundshëm, spanjollët mund të gjenin vetëm ata që përfunduan të parët në grupet përkatëse. Por jo Manchester United me të cilin nëndetësja e verdhë ishte përballur tashmë në grup. Në vend të kësaj… topi i Djajve të Kuq mbeti aty dhe u tërhoq nga një Arshavin. Korrigjimi nga UEFA ishte i menjëhershëm: Villarreali më pas u çiftua me klubin tjetër të Manchesterit, pikërisht Cityn. Por dëmi u bë.
It definitely looks like #mufc’s ball – in the second pot from the right, back row – was not included in the Atletico Madrid draw. pic.twitter.com/ubxQHdjkQV
— Mark Critchley (@mjcritchley) December 13, 2021
APELIMI I ATLETICO MADRIDIT- Topi i Manchester United në fakt do të kishte shkaktuar një zinxhir gabimesh që do të shtrembëronin të gjithë procedurën. Atletico Madrid që kishte rënë në short me Bayern Munich apeloi. Dhe kështu ishte. Shorti u përsërit.
SHPJEGIMI – “Për shkak të një problemi teknik me softuerin e një ofruesi të jashtëm – i cili udhëzon zyrtarët se cilat skuadra mund të konkurrojnë dhe cilat jo – ka pasur një gabim në shortin për fazat e eliminimit të Champions League”, shkruhet në komunikatën e postuar nga UEFA.
Megjithatë, Real Madridi fillimisht u çiftua me Benfican (dhe tani PSG), njoftoi një tjetër apel. Klubi 13 herë kampion i Europës thekson se gabimi “që çoi në anulimin e shortit ndodhi pasi Benfica dhe Reali u çiftuan…
/GazetaBlic Sport


