Lajme

Pse Spanja s’po e njeh Kosovën? – Flet ekskluzivisht Eduard Pujol, deputeti që dërgoi në Parlamentin spanjoll nismën për njohjen e vendit tonë

07/11/2024 19:25
nga:Genita C

Deputeti i “Junts” Eduard Pujoi cili e prezantoi pikën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës, gjë që u kundërshtua, ka folur ekskluzivisht për GazetaBlic, duke treguar arsyet pse nuk po merren hapa për njohjen e Kosovës.

Ai thotë se një ndër arsyet kryesore është se shteti spanjoll është i lidhur ngushtë me procesin e pavarësisë së Katalonjës.

“Arsyeja përse shpjegohet është se shteti spanjoll është i lidhur me Katalonjën dhe procesin tonë të pavarësisë”, tha ai.

Ndërsa, sipas tij, ky proces karakterizohet me mashtrime e shaka brutale.

“Ky është një proces i karakterizuar nga represioni, shaka brutale, mashtrimi dhe pavlefshmëria në lidhje me demokracinë. Këto janë klauzolat për të kuptuar jo-në e zbulimit nga kongresi spanjoll për Kosovën”, tha Eduard Pujoi për GazetaBlic

Ndryshe, para një muaji parlamenti i Spanjës hodhi poshtë nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen Kosovës.

Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota, 25 pro dhe 27 abstenime. Propozimi u soll në foltore nga “Junts”, një parti separatiste katalanase.

Deputeti i Junts Eduard Pujol kishte deklaruar se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

/GazetaBlic/

Parlamenti spanjoll i thotë ‘Jo’ nismës së Junts për njohjen e Kosovës, afro 300 deputetë dalin kundër