Lajme

Pse sipas Konjufcës duhet votuar numrin 48, Mefail Bajqinovci- ‘Një deputet aktiv, dinamik i cili i ka mbrojt si duhet qëndrimet e LVV-së!

12/20/2025 13:59
nga:Y I

Në një takim me qytetarë në prishtinë, Glauk Konjufca, ka patur disa fjalë edhe për kandidatin për deputet të LVV-së, me numër 48, Mefail Bajqinovci.

Konjufca tha se Bajqinovci është një deputet shumë aktiv, dinamik i cili i ka mbrojt si duhet qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se i vjen jashtëzakonisht mirë që është në listën e deputetë së bashku me Bajqinovcin.

“Mefail Bajqinovci një deputet shumë i njohur, shumë aktiv, dinamik i cili i ka mbrojt si duhet qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë Mefailin gjithmonë e konsideroj si një deputet të frontit, të betejave që i kena me kundërshtarët tanë politikë po gjithmonë me qëllime të mira që me fol të vërtetën, me mbrojt të vërtetën, me i shpalos qëllimet tona të mira që i kemi për këtë shtet e për popullin tonë edhe kështu me ec përpara së bashku. Me vjen mirë që jemi bashkë në listën e deputetëve me Mefin” ka thënë Konjufca raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: